Ronaldo si Pogba në 2016?

  • E.K /
  • 05 June 2021 - 14:35
 Ronaldo si Pogba në 2016?

Njëlloj si në Europianin e fundit, atë të 2016, Juve e përjeton kompeticionin në pritje për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e yllit të saj.

5 vjet më parë drejtuesit bardhezinj mbeten në ankth përgjatë gjithë kompeticionit para se të përcaktohej e ardhmja e Paul Pogba.

Arriti në finale me Francën, ku u mposht nga Portugalia e Cristiano Ronaldos.

Pesë vjet më pas është pikërisht Ronaldo ai që mban të ngrirë merkaton e Juves, me mendjen në fushë dhe stafin e tij që po përpiqet ta sistemojë larg Torinos.

Situata të ndryshme, por vera e 2021 mund të ketë disa analogji me atë që u përjetua në 2016.

Pogba, pas europianit të Francës e vendosi të ardhmen e tij gjatë pushimeve bashkë me agjentin Mino Raiola, mes korrikut dhe gushtit.

Zgjodhi të rikthehej te Manchester United me një pagë që nuk mund ta refuzonte.

Ishte transferimi më i shtrenjë i merkatos europiane deri në atë moment, një operacion prej 105 milionë eurosh, goxha i mirë për Juven që e kishte marë katër vite më parë me parametra zero.

Edhe shitja e Ronaldos do të ishte pozitive për logjikën financiare të Juventusit.

Lojtari ka ende një vit kontratë, me një pagë prej 31 milionë eurosh neto, cka i kushton bilancit në total 87 milionë euro duke përfshirë dhe detyrimet fiskale.

Portugezi nuk është shprehur ende për të ardhmen, por duket më i prirur për të lënë Torinon se sa në verat e kaluara.

Për këtë arsye i ka dhënë mandatin agjentit Mendez për ti gjetutr një alternativë.

PSG dhe Manchester United, aty ku Pogba duket se po i jep fund aventurës, mbeten hipoteza të vlefshme për të ardhmen e futbollistit, që tani për tani mbetet i përqëndruar te mbrojtja e titullit të Europianit me Portugalinë.

Për vazhdimësinë e karrierës do të vendosë më pas, siç bëri Pogba në 2016-ën.

(Kosova Sot Online)