Holanda e humb një yll për Euro 2020

  • E.K /
  • 08 June 2021 - 14:21
 Holanda e humb një yll për Euro 2020

Euro 2020 humb një tjetër protagonist. Holanda do të duhet të bëjë pa Donny van de Beek gjatë gjithë turneut për shkak të dëmtimit të futbollistit të Manchester United. Mesfushori i rritur në radhët e Ajaxit të Amsterdamit, nuk do të kthehet nën urdhrat e trajnerit Frank de Boer, i cili ka vendosur të mos grumbullojë ndonjë lojtar tjetër për zëvendësimin e tij.

Lajmin për mbetjen e van de Beek jashtë listës së “Tulipanëve” u dha nga paraditen e kësaj të marteje nga Federata e Holandës. Ditët e fundit kishte dyshime për gjendjen fizike të 24-vjeçarit, i cili humbi miqësoren me Gjeorgjinë më 6 qershor, ndërkohë që kishte qëndruar gjatë gjithë kohës në stol në barazimin  barazuar 2-2 me Skocinë më 2 qershor.

Van de Beek vjen nga një sezon më se i komplikuar në karrierës së tij. Futbollisti i lindur në vitin 1997 verën e kaluar zgjodhi t’i bashkohej Manchester United, por jo gjithçka shkoi siç e kishte parashikuar. Nga 36 paraqitje në total, në vetëm 15 raste u aktivizua titullar dhe vetëm 4 nga këto u përkasin sfidave në Premier League.

Van de Beek numëron 19 ndeshje dhe tre gola me përfaqësuesen e Holandës. Kujtojmë që po për arsye dëmtimi Holanda humbi lojtarin më të rëndësishëm të mbrojtjes, Virgil van Dijk, i cili nuk mundi të riaftësohej në kojë pas dëmtimit të pësoi vjeshtën e kaluar në sfidën derbi mes Evertonit dhe Liverpoolit.

(Kosova Sot Online)