Lojtari i njohur lëndohet, do të mungojë në Euro2020

  • G.G /
  • 08 June 2021 - 12:43
Lojtari i njohur lëndohet, do të mungojë në Euro2020

“Arkadiusz Milik nuk do të luajë në kampionatin evropiane të futbollit” njoftoi Federata Polake e Futbollit (PZPN).

Vendimi u mor të hënën në mbrëmje pas konsultimit me stafin mjekësor të ekipit. Trajneri Paulo Sousa nuk do të emërojë askënd në vend të tij.

Lojtari pësoi një dëmtim të lehtë të gjurit. Për dy javë, Arkadiusz Milik iu nënshtrua trajtimeve të shumta sipas një plani të vendosur në mënyrë rigoroze, për ta lejuar atë të kthehej në kapacitetin e plotë të trajnimit.

Vendimi përfundimtar u mor të hënën në mbrëmje pas konsultimeve me trajnerin e ekipit kombëtar polak Paulo Sousa, mjekun e ekipit Jacek Jaroszewski dhe vetë futbollistin. “Vetë lojtari, megjithë rehabilitimin e tij, nuk u ndje 100 për qind i gatshëm për të garuar plotësisht në turneun UEFA Euro 2020,” përfundoi PZPN.

(Kosova Sot Online)