UEFA me komunikatë zyrtare për themeluesit e Superligës, Juve, Real e Barça

  • A.P /
  • 09 June 2021 - 19:06
UEFA me komunikatë zyrtare për themeluesit e Superligës, Juve, Real e Barça

UEFA ka vendosur t’i pushojë procedurat diciplinore për Juventus, Real Madrid dhe Barcelona “deri në një njoftim tjetër”.

Juventus, Real Madrid dhe Barcelona janë tre klubet e vetme që nuk janë tërhequr akoma nga Superliga.

UEFA i ka kërcënuar me përjashtim nga Champions League, por një gjë e tillë pretendohet se nuk do të ndodhë, jo tani për tani.

Është hapur edhe procedurë disiplinore për klubet themeluese të Superligës, por UEFA pak çaste më parë ka dal me komunikatë zyrtare ku njofton:

“Pas hapjes së procedurës disiplinore kundër Barcelonës, Juvenusit dhe Realit të Madridit për një shkelje ligjore të kornizës ligjore të UEFA-s në lidhje me të ashtuquajturën projekti ‘Super League’, organi i Apelit të UEFA-s ka vendosur të pushojë procedurat deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin e UEFA-s. 


(Kosova Sot Online)