Spanja qetësohet pak para “Euro 2020”, dalin rezultatet e COVID-19

  • A.P /
  • 09 June 2021 - 20:01
Spanja qetësohet pak para “Euro 2020”, dalin rezultatet e COVID-19

Nuk ka asnjë tjetër të prekur me COVID-19 te Spanja, përveç Busquets dhe Llorentes. Spanja e nis aventurën në Evropian me 14 qershor kundër Suedisë. Derisa në grup gjenden edhe Polonia dhe Sllovakia.

Çlirohen te kombëtarja e Spanjës para EURO 2020. Kombëtarja spanjolle ishte izoluar, pasi Sergio Busquets dhe Diego Llorente rezultuan me COVID-19 të dielën.

Në testet e tjera, që UEFA u ka zhvilluar ditën e sotme, të gjithë kanë dalë negativë dhe tashmë lojtarët do të mendojnë të shkojnë sa më larg në Evropian.

Trajneri Luis Enrique ishte detyruar të grumbullonte edhe lojtarë të tjerë, për të qenë në gatishmëri për ndryshime në listën e 26 lojtarëve.

Në këto kushte nuk ka pse të ndodhë diçka e tillë dhe në kampin spanjoll besojnë se s’do të ketë të tjerë të infektuar në dy apo tri ditët e ardhshme dhe do të fokusohen 100% në Euro 2020.

Spanja e nis aventurën në Evropian me 14 qershor kundër Suedisë. Derisa në grup gjenden edhe Polonia dhe Sllovakia. 

(Kosova Sot Online)