Ronaldo dhe Fernandes janë gati për “Euro 2020”

  • A.P /
  • 09 June 2021 - 22:57
Ronaldo dhe Fernandes janë gati për “Euro 2020”

Portugalia e ka mposhtur 4-0 në miqësore Izraelin, sfida e fundit për Kampionin e Evropës para startit të “Euro 2020” të premten.

Njëri prej favoritëve për t’i shkuar deri në fund kësaj gare, arriti që të fitojë miqësoren e fundit me golat e Bruno Fernandes dhe Cristiano Ronaldos.

Që të dy realizuan në fund të pjesës së parë, derisa për 45 minuta në pjesën e dytë u shënuan edhe dy të tjerë.

Golin e parë për vendasit e shënoi mesfushori i Manchester United.

Bruno Fernandes realizoi në minutën e 42-të.

Pak minuta më vonë, në atë të 44’, realizoi edhe Cristiano Ronaldo për 2-0, duke shkuar në 104 gola me Portugalinë.

Derisa për rezultatin 3-0 realizoi Joao Cancelo në minutën e 87′.

Kur u mendua se u mbyll gjithçka, Bruno fernandes shënoi tjetër gol, për rezultatin përfundimtar 4-0 në min e 91-të.

Portugalia e nis aventurën në “Euro2020” kundër Hungarisë me 15 qershor, derisa më pas do të ketë punë me Gjermaninë dhe Francën. 

(Kosova Sot Online)