Xavi e priste rikthimin në Barcelonë: “Laporta nuk më ka telefonuar”

  • A.P /
  • 10 June 2021 - 19:00
Xavi e priste rikthimin në Barcelonë: “Laporta nuk më ka telefonuar”

Po, Xavi Hernandez duket se tani është gati për t’u ulur në stolin e Barcelonës.

Më shumë se një vit pasi i tha jo Barçës, Xavi ka zbuluar që tani është i gatshëm për të drejtuar Barcelonën, megjithatë, presidenti i ri as nuk e ka telefonuar.

Joan Laporta vendosi për të paktën edhe një vit ta mbajë Ronald Koemanin, derisa Xavi mund të jetë opsion për verën e vitit 2022.

“Unë gjithmonë jam në merkato. Tani jam trajner, që dy sezone. Kam shumë marrëdhënie të mira me Laportën, ai vendos dhe unë s’kam mundur që të kontaktojë me të. Në fund kanë vendosur që kanë një trajner, është Koeman që ka kontratë dhe nuk mund të them më shumë”, u shpreh Xavi.

Xavi ka luajtur pothuajse gjithë jetën në Barcelonë, 17 sezone në ekipin e parë dhe tri të tjera në akademi, duke bërë 767 paraqitje, derisa ka shënuar 85 gola.

Ai ka fituar gjithçka me Barcelonën si lojtar dhe është i gatshëm ta bëjë në të ardhmen edhe si trajner. 

(Kosova Sot Online)