Llorente për herë të tretë negativ për COVID-19

  • A.P /
  • 10 June 2021 - 20:36
Llorente për herë të tretë negativ për COVID-19

Diego Llorente, mbrojtësi i Spanjës, ka rezultuar për herë të tretë negativ në testin për COVID-19.

Qendërmbrojtësi 27-vjeçar, Diego Llorente, është rrugës për t’u rikthyer në Kombëtaren e Spanjës.

Futbollisti i Leeds United ka rezultuar negativ për COVID-19 edhe në testin e tretë, derisa Spanja vazhdon t’i gëzohet lajmit se të gjithë të tjerët, përveç Sergio Busqets që rezultoi pozitiv i pari – vazhdojnë të dalin negativ.

(Kosova Sot Online)