Donnarumma është i PSG-së

  • S.A /
  • 12 qershor 2021 - 12:15
Donnarumma është i PSG-së

Pothuajse është gjithçka e kryer, e ardhmja e Giggio Donnarummës do të jetë në kryeqytetin e Francës, Paris.

Ish portieri i Milanit, aktualisht titullar te italian ë Kampionatin Evropian, ka arritur marrëveshje me PSG-në, sipas Fabrizio Romano. Ai do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me pagë prej 12 milionë eurosh neto në sezon. Raportohet se gjatë ditës së sotme, mjekët e klubit francez pritet të mbërrijnë në Coverciano, vendin ku është grumbulluar kombëtarja italiane dhe me lejen e Roberto Mancinit, do të asistojnë në testet zyrtare mjekësore të portierit, një ritual ky i zakonshëm para se të hidhet e zeza mbi të bardhë për të nënshkruar kontratën.

Pas këtij momenti, portieri mund të përqendrohet totalisht te eksperienca në Kampionatin Evropian.

23-vjeçari ishte i lirë pasi ka refuzuar të rinovojë kontratën me Milanin, pasi nuk ishte i kënaqur me 8 milionë eurot në sezon që i ofruan drejtuesit e klubit kuqezi, që tani te PSG do të mbarë 12 milionë neto.

Donnarumma do të behet blerja e dytë, pasi PSG tashmë e ka blerë me parametra zero ish mesfushorin e Liverpoolit, Wijnaldum. 

(Kosova Sot Online )