Feyenoordi e pret Dritën nga Gjilani në Conference League

  • S.A /
  • 16 June 2021 - 16:48
Feyenoordi e pret Dritën nga Gjilani në Conference League

Dritën do ta presë punë shumë e vështirë në garat evropiane. Gjilanasit mund të përballen me klubin e famshëm holandez, Feyenoord Rotterdam.

Në fakt, nëse Drita arrin ta kalojë FK Deçiçin nga Tuzi në rrethin e parë kualifikues në Conference League, atëherë në xhiron e dytë nënkampionia e Kosovës do të përballet me klubin e madh holandez, Feyenoord, të cilin ia përcaktoi shorti i tërhequr sot në UEFA. 

Ndeshjet me Deçiçin Drita do t’i zhvillojë më 8 dhe 15 korrik dhe nëse e kalon klubin malazez, atëherë gjilanasit do të përballen në dy ndeshje me holandezët më 22 dhe 29 korrik.

Në Conference League luan edhe Llapi si fitues i Kupës së Kosovës, kurse FC Prishtina garon në kompetecionin e Ligës së Kampionëve nga faza parakualifikuese.

(Kosova Sot Online )