Coutinho drejt Leicester City

  • S.A /
  • 16 June 2021 - 16:45
Coutinho drejt Leicester City

Brendan Rodgers synon ribashkimin me Coutinhon, e do te Leicester City.

Klubi i Leicester dhe trajneri Brendan Rodgers kanë nisur punën për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Në krye të listës së anglezëve për merkaton është Philippe Coutinho, të cilin Rodgers e ka stërvitur te Liverpooli, por që aktualisht lojtari është pjesë e Barcelonës.

Katalanasit ekanë nxjerrë në shitje 29-vjeçarin pasi nuk bën pjesë në planet e klubit për të ardhmen.

Emri tjetër që “dhelprat” do të synojnë gjatë merkatos së verës është edhe Alex Oxlade-Chamberlain i Liverpoolit, por për të arritur te lojtari I “The Reds”, më parë Leicester duhet të mposhtë edhe konkurrencën e West Ham që interesohet për 27-vjeçarin.

(Kosova Sot Online )