Liverpooli nuk e lejon të luajë në Olimpiadë, Salah kërkon të bindë Kloppin

  • S.A /
  • 24 June 2021 - 14:40
Liverpooli nuk e lejon të luajë në Olimpiadë, Salah kërkon të bindë Kloppin

Liverpooli nuk dëshiron ta lejojë sulmuesin Mohamed Salah që t’I bashohet Egjiptit për Olimpiadën e Tokios, event që nis më 23 korrik dhe përfundon më 8 gusht, vetëm një javë para nisjes së sezonit të ri të Premier League-s. Sipas presidentit të Federatës Egjiptiane të Futbollit, Ahmed Megahed, 28-vjeçari gjatë ditëve të ardhshme do të bëjë një tentativë të fundit për të bindur trajnerin e “The Reds”, Jurgen Klopp. 

“Salah kishte pranuar që të udhëhiqte skuadrën olimpike kur biseduam me të gjatë grumbullimit të fundit të kombëtares, – shpjegoi Ahmed Megahed për mediet e vendit të faraonëve. – “Nuk dua të them që është e pamundur që Salah të marrë pjesë në Olimpiadë, por gjithsesi është e vështirë të ndodhë.”

Salah ishte një nga lojtarët me më shumë ndeshje në radhët e “The Reds” sezonin që lamë pas. Në Premier League nga 38 takime humbi vetëm një sfidë, teksa në total, në kampionat, ka shënuar 22 goli.

(Kosova Sot Online )