Gjyqtari i “Golit të Shekullit”: Maradona më dërgoi fanellën, do të doja të isha në varrimin e tij

  • S.A /
  • 24 June 2021 - 14:15
Gjyqtari i “Golit të Shekullit”: Maradona më dërgoi fanellën, do të doja të isha në varrimin e tij

Argjentina festoi këto ditë 35-vjetorin e “Golit të Shekullit” të Diego Armando Maradonës.

Media prestigjioze vendëse, Clarin, publikoi një speciale me titullin: “Anatomia e golit më të madh në botë”.

Pamje dhe rrëfime të protagonistëve të asaj përballjeje që ka mbetur në histori mes Argjentinës dhe Anglisë. Nuk mund të mungonte rrëfimi i gjyqtarit tunizian, Ali Bennaceur, i atij që nuk e vuri re “Dorën e Zotit”.

 Ky gabim e bëri ish-arbitrin kryesor të FIFA-s mik të përjetshëm të Diegos. Ata janë dëgjuar me njëri-tjetrin deri në ndarjen para kohe nga jeta të legjendës së futbollit.

Tuniziani, sot 77 vjeç, ka rrëfyer se fanella e asaj mbrëmjeje ndodhet në shtëpinë e djalit të tij. Maradona ia dërgoi në Tunizi gjatë vite më parë.

“Kur mora lajmin e vdekjes së tij, qava shumë. Humba një person shumë të shtrenjtë, sidomos për cilësitë e tij njerëzore. Do të doja që të kisha qenë i pranishëm në varrimin e tij, por nuk do të kisha mundur të përballoja një udhëtim kaq të gjatë, në këtë moshë.”

(Kosova Sot Online )