Pepe e dinte ku do ta gjuante penalltinë Benzeman, por portieri s’e dëgjoi

  • S.A /
  • 24 June 2021 - 15:29
Pepe e dinte ku do ta gjuante penalltinë Benzeman, por portieri s’e dëgjoi

Portugalia ka mundur ta mbyllte fazën grupore me fitore dhe ta fitonte Grupin F në Euro 2020, sikur Rui Patrico t’i përfillte udhëzimet e mbrojtësit veteran Pepe. Ndeshja e fundit në grup mes Portugalisë dhe Francës, që u mbyll baras 2:2, ishte një ndeshje energjike dhe e mbizotëruar nga penalltitë, sepse tri prej katër golave u shënuan nga njëmbëdhjetëmetërshi.

Të dy kombëtaret e siguruan kualifikimin në mesin e 16 ekipeve më të mira në Euro 2020 pas këtij barazimi.

Pepe, i cili e njeh Benzeman nga koha kur luajti përkrah tij në Real Madrid, u përpoq ta paralajmërojë Rui Patricion se në cilin krah do të gjuajë sulmuesi francez nga pika e bardhë, por portieri nuk ia vuri veshin dhe u mposht si pasojë. 

Pepe e dinte shumë mirë, pasi Benzema gjuajti pikërisht në krahun që Pepe paralajmëroi se ai do të gjuante, derisa i padëgjueshmi Patrico u hodh në krahun e kundërt.

Franca do të përballet me Zvicrën në 1/8 e finales, ndërsa Portugalia me Belgjikën.

Në rast se i kalojnë kundërshtarët e tyre përkatës në 1/8 e finales dhe në çerekfinale, Franca dhe Portugalia do të përballen sërish në gjysmëfinale. 

 

(Kosova  Sot Online )