Zyrtare: Ribery largohet nga Fiorentina

  • S.A /
  • 01 July 2021 - 12:27
Zyrtare: Ribery largohet nga Fiorentina

Fiorentina ka njoftuar se Franck Ribery është larguar nga Artemio Franchi si lojtar i lirë, pasi dje i mbaroi kontrata me klubin. Pas dy sezoneve me Fiorentinën, anësori francez do të largohet i zhgënjyer, për shkak se nuk iu vazhdua kontrata për kundër dëshirës për të qëndruar.

Mediat italiane raportojnë se Ribery ishte në bisedime për ta vazhduar qëndrimin në Fiorentinë, por bisedimet dështuan dhe klubi e falënderoi ish-yllin e Bayern Munich dhe Francës për shërbimin dyvjeçar në Toskanë. Në një postim në Twitter,  Viola konfirmoi se Riberi nuk është më lojtar i Fiorentinës dhe atij i duhet tani të gjejë klub të ri për ta vazhduar karrierën. 

38-vjeçari iu bashkua Fiorentinës në gusht 2019 si lojtar i lirë dhe që prej atëherë i zhvilloi 51 ndeshje garuese në Itali. Ai i shënoi pesë gola dhe i dhuroi 10 asiste në fanellën e Fiorentinës, por vuajti nga lëndimet të shpeshta. 

(Kosova Sot Online )