LaLiga ia plotëson dëshirën Real Madridit

  • A.P /
  • 02 July 2021 - 00:01
LaLiga ia plotëson dëshirën Real Madridit

Është zbuluar tashmë kalendari i ri për sezonin 2021/22 në LaLiga.

Ajo që bie në sy janë ndeshjet e para të Real Madridit në Spanjë.

Për shkak të rinovimit të Santiago Bernabeut, që ende nuk është gati, mediat në Spanjë raportuan që Reali ka kërkuar që ndeshjet e para të luhen jashtë shtëpisë, për të fituar më shumë kohë.

Dhe kështu ka ndodhur.

Reali, tri ndeshjet e para do t’i luajë në udhëtim, fillimisht me 15 gusht kundër Alaves, me 22 gusht kundër Levantes dhe me29 gusht kundër Real Betis.

Më pad do të ketë pushim së paku dy javë shkaku i Kombëtareve dhe Reali do të kthehet në aksion me ndeshjen në shtëpi, kundër Celta Vigos me 12 shtator.

Kështu, Reali do të ketë një muaj më shumë që të bëjë gati fushën dhe stadiumin në brendësi, derisa punimet do të vazhdojnë deri në fund të vitit 2022, kur pritet të kompletohet rinovimi i “Santiago Bernabeut”.


(Kosova Sot Online)