Vazhdon “lufta” mes Guardiolës dhe Tebas

  • A.P /
  • 06 July 2021 - 21:21
Vazhdon “lufta” mes Guardiolës dhe Tebas

Pep Guardiola dhe Javier Tebas kanë nisur prej ditësh një debat publik, mbi nivelin ekonomik të La Liga dhe Premier League.

Guardiola para pak ditësh vuri në shënjestër presidentin e La Liga, të cilin e fajësoi për humbjet e mëdha në La Liga dhe fitimet e ulëta.

“Tebas di gjithçka, më shumë se kushdo tjetër… Në Premier League ka menaxhim më të mirë, kjo duket deri në Azi. Nëse La Liga do vepronte si në Angli, ndoshta Barça, Madrid, Atletico a Valencia do kishin mundësi të investonin më shumë dhe të kishin më pak probleme financiare”, tha fillimisht Guardiola.

(Kosova Sot Online)