As City e as PSG s’mund ta transferojnë Messin

  • A.P /
  • 08 July 2021 - 20:17
As City e as PSG s’mund ta transferojnë Messin

Lionel Messi vazhdon të jetë tema kryesore pas skadimit të kontratës me Barcelonën.

Tani për tani, Barcelona nuk po mund ta regjistrojë përsëri Messin dhe të rinovojë me argjentinasin, fillimisht duhet të shesë shumë lojtar, pas humbjeve të mëdha që ka pësuar klubi gjatë pandemisë.

Sido që të jetë, përveç Barça që e ka të vështirë mbajtjen e Messit, sipas Javier Tebas, numrit një të LaLigës, në kushte normale, edhe Manchester City dhe PSG s’mund ta blejnë Leon, pasi kanë pësuar humbje të mëdha dhe do të ishte goditje e rëndë për fair play financiar.

“Man City ka humbur 270 milion euro gjatë pandemisë, kështu që padyshim që ata as nuk do të mendonin të nënshkruanin me Messin [me pagën e tij të mëparshme]. PSG gjithashtu ka pasur humbje, kështu që ata nuk mund as ta konsiderojnë nënshkrimin e Messit. Nëse e bëjnë, do të jetë goditje e rëndë financiare. Do të ishte e pabesueshme…”.


(Kosova Sot Online)