“Jemi të brengosur për situatën e Messit”

  • S.A /
  • 09 July 2021 - 11:26
“Jemi të brengosur për situatën e Messit”

Ronald Koeman ka nisur tashmë të mendojë skuadrën edhe pa Lionel Messin. Sipas Joan Laportës, numrit një të Barcelonës, Messi dëshiron të vazhdojë të luajë në “Camp Nou”, por tani për tani, ai është lojtar i lirë, pa klub, pasi i ka skaduar kontrata me 30 qershor.

Barça, për ta regjistruar atë sërish, duhet të shesë shumë lojtarë dhe të balancojë financat, pasi situata është shumë e rëndë në aspektin ekonomik, diçka që po ia pamundëson klubit për kontratën e 34-vjeçarit.

Teksa ditët po kalojnë, trajneri Ronald Koeman ka shprehur brengën me atë që po ndodh, i cili mund të jetë duke menduar edhe Barcelonën pa Messin.

Reklamë

“Më e rëndësishmja është Messi të vazhdojë. Jemi të brengosur për situatën e Messit“, tha ai për Onda Cero.

“Kur diçka nuk zgjidhet, duhet të shqetësoheni. Unë kam besim të plotë te presidenti për të rregulluar këtë çështje. Është shumë e rëndësishme për klubin dhe gjithashtu për LaLiga që lojtari më i mirë në botë të mbetet. Ne të gjithë duhet të bëjnë një përpjekje në mënyrë që ai të qëndrojë. Laporta më tha dje të jem i qetë, se ata janë duke punuar dhe kanë besimin për të arritur një marrëveshje me Leon për të vazhduar për disa vjet më shumë“.

Për shkak të Fair Play Financiar, Messi mund ta mos e veshë edhe njëherë fanellën e Barcelonës. 

(Kosova Sot Online )