Vetëm Messi është më i pasur se Braithwaite tek Barcelona

  • S.A /
  • 09 July 2021 - 10:00
Vetëm Messi është më i pasur se Braithwaite tek Barcelona

Martin Braithwaite sigurisht që di të befasojë. Braithwaite befasoi me paraqitjet e tij të mira në “Euro 2020” duke shkëlqyer në kombinimin e sulmit me mefushën daneze.

Një fakt interesant se fundmi është duke qarkulluar në internet sa i përket pasurisë së lotjarëve të Barcelonës.

Aktualisht, Braithwaite është futbollisti i dytë më i pasur dhe vetëm Lionel Messi ka pasuri më të madhe se danezi, pasi dihet që ai ka pagë astronomike.

Mirëpo, danezi duket se ka edhe biznese tjera përkrah futbollit që e bëjnë atë një ndër më të pasurit tek Barça.

Braithwaite ka në pronësi një biznes të patundshmërive me xhaxhanë e tij që kap vlerën 250 milionë eurosh si dhe një biznes tekstili me guran e tij dhe një “Smart Project” në Philadelphia të SH.B.A-ve.

Teknikisht, pasi Messi është lojtar i lirë, Braithwaite është lojtari më i pasur tek Barcelona.

(Kosova Sot Online )