Pjanic ka oferta nga Italia

  • A.P /
  • 16 July 2021 - 15:56
Pjanic ka oferta nga Italia

Roma dhe Juventusi do të mundohen ta huazojnë mesfushorin e papërdorshëm boshnjak nga Barcelona

Miralem Pjanic mund të rikthehet në Serie A gjatë kësaj vere. Mesfushori boshnjak nuk e gjeti veten sa duhet në Barcelonë dhe ka ardhur koha për largimin e tij nga “Camp Nou”. Gjiganti katalunas është duke pritur oferta për mesfushorin kreativ.

Sipas mediumit spanjoll “Sport”, Roma dhe Juventusi kanë bërë oferta për 31 vjeçarin. Mirëpo, dy ish-klubet e duan Pjanicin vetëm në formë huazimi pasi nuk duan të shpenzojnë para për kartonin e tij. Pjanic kishte eksperienca të suksesshme në Serie A, por tek Barça ishte i papërdorshëm.

 

(Kosova Sot Online)