Pjanic ka oferta nga Italia

  • S.A /
  • 16 July 2021 - 16:02
Pjanic ka oferta nga Italia

Roma dhe Juventusi do të mundohen ta huazojnë mesfushorin e papërdorshëm boshnjak nga Barcelona

Miralem Pjanic mund të rikthehet në Serie A gjatë kësaj vere. Mesfushori boshnjak nuk e gjeti veten sa duhet në Barcelonë dhe ka ardhur koha për largimin e tij nga “Camp Nou”. Gjiganti katalunas është duke pritur oferta për mesfushorin kreativ.

Sipas mediumit spanjoll “Sport”, Roma dhe Juventusi kanë bërë oferta për 31 vjeçarin, përcjell “Gazeta Express”. Mirëpo, dy ish-klubet e duan Pjanicin vetëm në formë huazimi pasi nuk duan të shpenzojnë para për kartonin e tij. Pjanic kishte eksperienca të suksesshme në Serie A, por tek Barça ishte i papërdorshëm. 

(Kosova Sot Online )