“Pjanic dëshiron të kthehet te Juve”

  • E.K /
  • 31 July 2021 - 14:18
 “Pjanic dëshiron të kthehet te Juve”

Miralem Pjanic erdhi më shumë bujë në Barcelonë, por në fund Koeman nuk i besoj aftësive të tij dhe talentet morën skenën te Barcelonë, duke e lënë në stol boshnjakun në shumicën e ndeshjeve të sezonit të shkuar.

Këtë verë ai do largohet dhe ish-drejtori sportiv i Barcelonës, Ariedo Braida tregon dëshirën e yllit ballkanas.

Braida tregon se e ka takuar Pjanic dhe mesfushori i ka thënë se dëshiron të kthehet në Torino.

“Allegri është në vendin dhe kohën e duhur. Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe një njeri i madh. Max e njeh shumë mirë futbollin dhe marka e tij është fitorja. Pjanic? E takova 3-4 ditë më parë në Barcelonë, ku isha për arsye personale. U takuam rastësisht pranë “Camp Nou” dhe biseduam. Ai donte të kthehej te Juventus. Tani Allegri sigurisht e di më mirë se kushdo nëse dëshiron ta përfshijë në projektin e tij të ri tashmë”, tha Braida.

(Kosova Sot Online)