Rugova largohet nga KB Prishtina

  • A.P /
  • 01 gusht 2021 - 14:21
Rugova largohet nga KB Prishtina

Pas shumë e shumë vitesh kontribut te klubi basketbollistik, Prishtina, Fisnik Rugova nuk do të jetë më në klubin ku e nisi edhe karrierën.

Kjo është njoftuar nga faqja zyrtare e KB Prishtinës në rrjetin sociale, Facebook.

Rugova fitoi shumë trofe së bashku me Prishtinën, ndonëse në vitin e fundit nuk arriti ndonjë sukses me klubin nga kryeqyteti.

“Ne si klub Fisit i dëshirojmë shëndet së pari e shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij” – thuhej ndër tjera në postimin e KB Prishtinës.

(Kosova Sot Online)