Jurgen Klopp merr vendim për Xherdan Shaqirin

  • G.G /
  • 04 August 2021 - 13:12
Jurgen Klopp merr vendim për Xherdan Shaqirin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop vazhdon të përgatisë skuadrën për sezonin e ri dhe tashmë është i interesuar për largimin e gjashtë lojtarëve.

Pas shitjeve të Marko Grujic (FC Porto), Harry Wilson (Fulham) dhe Taiwo Awoniyi (Union Berlin), Reds fituan rreth 35 milionë euro, por shitjet nuk do të ndalen këtu.

Sipas Mirror, Klopp do të jetë gati të heqë dorë nga Divock Origi, Xherdan Shaqiri, Karius, Nat Philipps, Ben Davies dhe Sheyi Ojo.

Shaqiri pritet të largohet në drejtim të Italisë, atje ku sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën e tij.

(Kosova Sot Online)