Shtyhet afati kalimtar në basketboll

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 13:08
Shtyhet afati kalimtar në basketboll

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar sot se, me kërkesën e shumë klubeve dhe me miratimin e kërkesës nga Bordi i FBK-së, afati kalimtar për skuadrat seniore është shtyrë deri më 15 Gusht në ora 16:00.

Skuadrat janë mjaft aktive në këtë afat kalimtar, ku kishte transferime me lojtarë vendorë, por edhe të huaj. Edicioni i ri pritet të jetë mjaft interesant, duke marrë parasysh transferimet që kanë bërë skuadrat.

Kampion edicionin e kaluar ishte shpallur Golden Eagle Ylli, për herë të parë në histori të klubit, ndërkohë që e kishte fituar edhe Ligën Unike. Kurse Kupën dhe Superkupën e Kosovës i kishte fituar Sigal Prishtina.

(Kosova Sot Online)