Oferta e Olympique Lyon për Xherdan Shaqirin, këto janë të rejat e fundit

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 14:17
Oferta e Olympique Lyon për Xherdan Shaqirin, këto janë të rejat e fundit

E konfirmuar në Angli, interesi i Olympique Lyonit për Xherdan Shaqirin është shumë real.

Por në këtë rast, klubi i Jean-Michel Aulas mund të ketë probleme të bindë të kuqtë të heqin dorë nga reprezentuesi zviceran.

Sipas informacioneve të fundit, drejtuesit e Liverpool kanë marrë një ofertë të parë nga Lyon për Xherdan Shaqirin, por se është larg nga ajo për të arritur një marrëveshje.

Madje, drejtuesit e Liverpool e kanë cilësuar ofertën edhe si qesharake, duke aluduar tek vlera më e madhe që ka futbollisti me origjinë shqiptare.

Shaqiri ka edhe një vit kontratë me skuadrën angleze, por që nuk ka arritur që të siguroj një vend startuesi, andaj edhe dëshira e tij është e madhe për t’u larguar.

(Kosova Sot Online)