Ramosi e pyet Messin: Kush do të thoshte që do të vinte dita të luanim bashkë?

  • A.P /
  • 11 August 2021 - 21:03
Ramosi e pyet Messin: Kush do të thoshte që do të vinte dita të luanim bashkë?

Sergio Ramos ka reaguar pas transferimit të Leo Messit në Paris Saint-Germain.

Dihet tashmë për armiqësinë e tyre në kohën kur Ramos luante për Realin dhe Messi për Barcelonën, ndërsa që nga ky sezon do të luajnë së bashku

Ai në profilin e tij në Twitter shkroi: Kush do të thoshte që do të vinte dita të luanim bashkë?

Ai gjithashtu i uroi mirëseardhje Messit bashkë me dy fanellat e tyre.

(Kosova Sot Online)