Juventusi afër finalizimit të marrëveshjes me Locatellin

  • A.P /
  • 12 August 2021 - 23:04
Juventusi afër finalizimit të marrëveshjes me Locatellin

Ylli i Italisë preferon kalimin në Torino si hap të radhës në karrierën e tij dhe konfirmimi i tij si lojtar i Juvës priteët të ndodh së shpejti

Juventusi është rrugës për ta finalizuar marrëveshjen me Manuel Locatellin e Sassuolos.

Gjigantët nga Torino pritet që ta transferojnë mesfushorin italian gjatë javës, derisa negociatat janë në gazën e fundit.

Marrëveshja pritet që të finalizohet të premten duke e forcuar edhe më shumë skuadrën e Massimiliano Allegrit për sezonin e ri 2021/22.

Me vetëm një javë para se Juve ta fillojë garën për Skudetto, ata pritet që ta finalizojnë këtë transfer. Lojtari ka refuzuar klube të tjera, si Arsenalin e Premier Ligës, vetëm që të kalojë në Torino, e cila ka qenë vullnet i tij.

Edhe pse të dy klubet kanë bërë të ditur për publikun se janë duke biseduar për Licatellin, shuma e parave duket se ka bërë që ky proces të ngadalësohen. Sassuolo ka kërkuar 40 milionë euro për asetin e tyre, duke refuzuar ofertat që nuk e kanë arritur këtë shumë.

“Locatelli dëshiron që t’i bashkohet Juves. Ne jemi të lumtur ta shesim Manuelin në Juve por duhet të paguhet shuma e duhur. Arsenali ka bërë ofertë për të nënshkruar me të dhe klube të tjera angleze po ashtu janë në garë”, ka thënë CEO i këtij klubi për Sky Sport Italia, Giovanni Carnevali.

Juventusi, në anën tjetër, ka insistuar që oferta e tyre ishte e duhur dhe se ata besojnë se do ta transferojnë atë. “Ne kemi folur me Sassuolon dhe ne kemi bërë një ofertë, për të cilën ne besojmë se është e duhura për klimën e tanishme, duke pasur parasysh edhe ndikimin nga Covidi të tregut të transferove”, tha drejtori i klubit Nedved për Sport Mediaset, duke ju përgjigjur kështu komenteve të Carnevalit.

“Ne besojmë se kjo është një ofertë e mirë dhe e duhur. Ne gjithmonë besojmë, natyrisht janë negociatat ata që in qartësojnë dhe i zgjidhin këto gjëra. Kjo vlen sidomos për një lojtar që dëshiron të luajë për ekipin që ju e menaxhoni”. 

(Kosova Sot Online)