Sezoni i ri, Arsenali i vjetër – humbet nga Brentford i promovuar në Premier Ligë

  • A.P /
  • 13 August 2021 - 23:14
Sezoni i ri, Arsenali i vjetër – humbet nga Brentford i promovuar në Premier Ligë

Arsenali ka vazhduar me avazin e vjetër edhe në sezonin e ri. Ata kanë humbur sot nga skuadra e promovuar në Premier Ligë, Brentford me rezultat 2-0. Fillimisht Brentford shënuan në minutën e 27 me Canos kurse në pjesën e dytë shënoi Norgaard në minutën 73-të

Arsenali ka humbur me plot meritë nga Brentford në ndeshjen e parë të sezonit në Premier Ligë.

Skuadra e promovuar në elitën angleze e meritoi fitoren që nga minuta e parë e këtij takimi ku fillimisht goditën shtyllën.

Goli i parë erdhi në minutën e 27-të të ndeshjes ku ishte Canos që pas një goditje të fuqishme zhbllokoi këtë sfidë.

(Kosova Sot Online)