Lautaro Martinez beson në Inter

  • A.P /
  • 16 August 2021 - 20:47
Lautaro Martinez beson në Inter

Agjenti i Lautaro Martinez ka riktheksuar se sulmuesi “dëshiron të qendrojë në Inter sepse i beson projektit dhe ka për qëllim fitimin e një titulli tjetër të Serie A, kurse të mërkurën pritet që ai ta diskutojë me klubin kontratën e re”.

Argjentinasi mbetet njëri prej lojtarëve më të kërkuar në tregun e transferove, me një çmim që sillet rreth 90 milionë euro por me largimin e Romelu Lukaku për 115 milionë euro në Chelsea, largimi i tij do të ishte i paimagjinueshëm.

“Lautaro dëshiron që të qendrojë në Inter”, tha agjenti Alejandro Camano për FCInterNews.

“Ai beson në projektin Zikaltër dhe ka për qëllim ta fitojë edhe një Scudetto. Të mërkurën e kemi takimin e planifikuar të radhës”.

“Ne do të bëjmë gjithçka të mundur që ai të rimbetet te Zikaltërit. Martinez është shumë i lumtur në MIlan, ai shkon shumë mirë me shokët e tij të skuadrës dhe me trajnerin e ri”.

Lautaro Martinez do të kërkojë rritje page kur do të diskutohet për kontratën e re, aq më pak që ai për momentin ka një pagë të vogël, 2.5 milionë euro në sezon.

Camano është pyetur edhe për ofertat joshëse për të që kanë ardhur nga skuadrat e Premier Ligës si Arsenal dhe Tottenham Hotspur por edhe nga Atletico Madrid.

“Ai dëshiron ta fiton Scudetton me Interin përsëri, të luajë në Ligën e Kampionëve me Zikaltrit dhe kështu që nuk ka asnjë mundësi që ai të largohet nga Italia këtë moment. Për momentin ai i beson projektit të Interit”. 

(Kosova Sot Online)