Çka dihet deri tash rreth të ardhmes së Ronaldos

  • E.K /
  • 17 August 2021 - 19:06
 Çka dihet deri tash rreth të ardhmes së Ronaldos

Ka raportime nga më të ndryshmet dhe më kontraverset rreth së ardhmes së Cristiano Ronaldos.

Kontrata e portugezit në Torino skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe asnjëra pale nuk po e mendon rinovimin.

Raportime nga më të ndryshmet kanë ardhur nga Italia, Spanja, Franca dhe Portugalia dhe përfshijnë ekipet si Real Madrid, PSG ose Manchester City.

Tuttosport raportoi sot se Ronaldo do të qëndrojë në Juventus deri në fund të kontratës së tij. Corriere dello Sport thotë se portugezi e ka ofruar veten te Manchester Citypërmes agjentit Jorge Mendes.

Besohet se Juve do ta lërë Ronaldon të shkojë për 30 milionë euro, prandaj duke siguruar që ata nuk do të kenë humbje në transferimin e tij, dhe do të jenë të kënaqur të largojnë pagën e tij prej 30 milionë eurosh në sezon.

Mbrëmë “El Chiringuito” raportoi se Reali po shqyrton mundësinë e rikthimit të tij, pas kërkesës që ka bërë trajneri Ancelotti.

Por, ky i fundit doli publikisht dhe mohoi diçka të tillë.

(Kosova Sot Online)