“CR7? Më mirë të largohet, Juventusi favorit për titull”

  • A.P /
  • 19 August 2021 - 15:36
“CR7? Më mirë të largohet, Juventusi favorit për titull”

Afrimi i Manuel Locatellit dhe e ardhmja e Cristiano Ronaldos te Juventusi. Marco Tardelli flet për GDS rreth këtyre dy temave. Ish-kampioni i botës me Italinë (1982), i cili luajti për dhjetë sezone me bardhezinjtë nga Torino (1975-1985), nuk i kursen thumbimet ndaj yllit portugez.

“Locatelli më pëlqen shumë. Ai organizon lojën, di të bëjë inkursione drejt portës kundërshtare dhe ka goditje të bukur. Një blerje e rëndësishme e bardhezinjve, Locatelli është një element i shkëlqyer”.

CR7? Më mirë të largohet nëse është i mërzitur. Juventusi nuk ka nevojë të mbajë një lojtar që shtrembëron surratin, ka nevojë për lojtarë të motivuar, të vendosur dhe që duan të fitojë, në Itali e Evropë“.

(Kosova Sot Online)