Milani i nis kontaktet me De Zerbin

  • A.P /
  • 20 May 2024 - 17:21
Milani i nis kontaktet me De Zerbin

Gjatë këtyre ditës u zyrtarizua lajmi se Roberto De Zerbi do të largohet nga skuadra e Brightonit.

E tash menjëherë kanë dal lajmet se Milani mund të jetë ekipi i tij i radhës.

Madje, në orët e fundit ka pasur kontakte mes palëve për të kuptuar mundësinë e kryerjes së këtij operacioni.

Tek ekipi italian pritet largimi i Stefano Piolit dhe De Zerbi shihet si kandidati kryesor për këtë pozitë.

Por kuqezinjtë nuk janë të vetmit në garë për të. Disa klube të Premier League-s, por jo vetëm, e kanë ndjekur me interes italianin.

Napoli i De Laurentiisit po mendon gjithashtu për t’i besuar projektin e ri të klubit.

(Kosova Sot Online)