ZYRTARE: Arsenali e transferon Odegaardin

  • E.K /
  • 20 August 2021 - 10:00
 ZYRTARE: Arsenali e transferon Odegaardin

Edhe zyrtarisht Odegaard është lojtar i Arsenalit.

Marrëveshja ishte arritur prej ditësh, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi. Martin Odegaard rikthehet tek Arsenali, që e kishte huazuar vjet dhe e kishte prioritet në merkato.

Raportohet se marrëveshja është arritur për 35 milionë euro plus bonuse.

Odegaard do ta veshë fanellën me numrin 8 te Arsenali, ka nënshkruar deri më 2026.

Odegaard u huazua te Arsenali edicionin e kaluar ku bëri 20 paraqitje dhe shënoi dy gola, çka edhe e bindi Artetën dhe klubin që këtë verë të bëjnë gjithçka për ta pasur përgjithmonë të tyrin.

Arsye e largimit të Odegaard nga Reali është konkurrenca, ai besonte në Madrid do të ishte vetëm rezervist.

(Kosova Sot Onliine)