Liverpooli e kërkon sulmuesin argjentinas

  • S.A /
  • 26 August 2021 - 13:50
Liverpooli e kërkon sulmuesin argjentinas

Sipas të përditshmes britanike “Daily Star”, skuadra e Liverpool është interesuar për të sjellë në “Anfield” sulmuesin 27-vjeçar argjentinas Lucas Ocampos. Lojtari luan prej dy sezonesh në La Liga me skuadrën e Sevilla.

Gjatë merkatos së verës, skuadra e “reds” ka kryer vetëm një transferim, atë të Konate, ndaj pritet që diçka të lëvizë në këtë drejtim ditët e fundit. Trajneri Jurgen Klopp i ka kërkuar klubit një sulmues, duke vënë gishtin te Ocampos.

Pikërisht sulmuesi aktual i Sevilla, dikur ish-lojtar i Milanit në Serinë A (12 ndeshje, 0 gol), është objektivi kryesor i Liverpool. Mësohet se palët kanë nisur kontaktet dhe transferimi mund të mbyllet brenda 31 gushtit.

(Kosova Sot Online )