Po vjen edhe dita e Xherdan Shaqirit

  • S.A /
  • 27 August 2021 - 11:24
Po vjen edhe dita e Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri do të nisë sonte aventurën e re në karrierën me Lyonin.

Lyon do të përballet me Nantes nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së katër në Ligue 1. Pas tri ndeshjeve, Lyon ka regjistruar rezultate zhgënjyese, dy barazime dhe një humbje – shpresa është që sonte të sigurojë fitoren e parë të sezonit.

{564739/}

Për ta arritur këtë Lyon e ka edhe një armë më shumë në skuadër, Xherdan Shaqiri. Ai është ftuar për sfidën e sotme dhe ka shumë shanse që të debutojë me fanellën e Lyon.

Shaqa ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Lyon, i cili la Liverpoolin pas disa vitesh të paharrueshme, ku fitoi Champions Leaguen dhe Premierligën. 

(Kosova Sot Online )