Rritja e frikshme e aksioneve të Man Utd pas zyrtarizimit të Ronaldos

  • A.P /
  • 28 August 2021 - 00:00
Rritja e frikshme e aksioneve të Man Utd pas zyrtarizimit të Ronaldos

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Manchester United, aty ku u formësua si lojtar dhe u dëshmua në skenën e futbollit botëror.

Sot u arrit marrëveshja dhe Cristiano Ronaldo do ta veshë fanellën e “Djajve të Kuq” për të paktën dy sezone.

Ndërkohë, përfitimet e Manchester United me transferimin e Ronaldos janë parë qysh në orët e para,

Aksionet e klubit u rritën pasi ata njoftuan marrëveshjen për Ronaldon.

Sipas Joe Pompliano, aksionet e Manchester United janë rritur me 8%, që do të thotë se Ronaldo ka shtuar rreth 250 milionë dollarë në aksione.


(Kosova Sot Online)