Challandes “bërtet” në konferencë për shtyp: Kosova duhet të ndryshojë!

  • G.G /
  • 30 August 2021 - 11:59
Challandes “bërtet” në konferencë për shtyp: Kosova duhet të ndryshojë!

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes thotë se duhet të ndryshojmë dhe të fillojmë të bëjmë progres.

Kosova në muajin shtator do të përballet me Gjeorgjinë – Spanjën dhe Greqinë për kualifikimet në Kupën e Botës.

Challandes thekson se duhet ta ndryshojmë mentalitetin dhe të bëjmë progres duke filluar nga këto duele.

“Duhet të tregojmë se çka mund të bëjmë, duhet të ndryshojmë tani, sepse do të kemi probleme nëse nuk ndryshojmë. Kjo nënkupton që sonte do të flasë me ekipin në mënyrë të qartë dhe të ashpër – duhet të bëjmë progres”, tha Challandes për konferencë për shtyp.

(Kosova Sot Online)