Muriqi: I lumtur me fitoren, synojmë fitore edhe në Greqi

  • A.P /
  • 02 September 2021 - 20:55
Muriqi: I lumtur me fitoren, synojmë fitore edhe në Greqi

Sulmuesi Vedat Muriqi që ishte njëri prej protagonistëve në fitoren e sotme të Kosovës kundër Gjeorgjisë

Fillimisht u mendua që ai shënoi golin kundër Gjeorgjisë, por më vonë u pa që goli ishte autogol.

Megjithatë, Vedat Muriqi është shprehur i lumtur për arritjen e fitores së parë.

“Ishte një fitore e rëndësishme për kthimin tonë. Ishte e rëndësishme me ju kthye fitoreve dhe nuk nuk ka rëndësi kush shënon, me rëndësi që të ecim përpara si Kombëtare. E kemi përfunduar ndeshjen pa pranuar gol dhe kjo është e rëndësishme”, ka thënë ai.

Muriqi ka thënë se është shumë me rëndësi që edhe në Prishtinë të fitojnë të dielën kundër Greqisë.

“Shpresoj që të fitojmë edhe me Greqinë që t’i marrim dy fitore dhe t’i kemi gjashtë pikë. Për ne ka qenë e rëndësishme që të fitojmë dhe ju e dini që kur po luajmë në Kosovë po jemi më të mirë. Do të mundohemi maksimalisht për të fituar dhe të marrim pikë në Prishtinë”, ka thënë Muriqi. 


(Kosova Sot Online)