Hernandez mes Milanit dhe Bayernit
Ka raporte të përziera për të ardhmen e Theo Hernandez, i cili duket të jetë mes Milanit dhr Bayern Munichit.
“Mundo Deportivo” raportoi se ai është i hapur për t’u bashkuar me gjigantin gjerman, kurse burimet italiane këmbëngilin se ai dëshiron të qëndrojë në “San Siro”.
Mbrojtësi i majtë është bërë një nga më të mirët në botë në rolin e tij dhe ka fituar një vend në Kombëtaren e Francës falë paraqitjeve të tij për “Kuqezinjtë”.
Çmimi i tij është rritur në të paktën 80 milionë euro dhe Bayern Munichi dihet se e sheh atë si një zëvendësues ideal për Alphonso Davies.
Sipas “Mundo Deportivo”, Hernandez i ka thënë tashmë Bayernit se është i gatshëm të bëjë lëvizjen nëse ata arrijnë të mbyllin një marrëveshje me Milanin.
Megjithatë, burimet italiane, përfshirë “Radio Rossonera”, mbeten të bindur se 26-vjeçari dhe familja e tij do të preferonin të qëndronin në Milano, duke rinovuar edhe kontratën.
Manchester United, Chelsea dhe madje edhe Al-Hilal besohet se do të ishin gjithashtu të gatshëm t’i bashkoheshin garës, nëse do të bëhej e ditur se francezi është i hapur për t’u larguar nga “Rossonerët”.
Theo Hernandez me Milanin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
(Kosova Sot Online)