Khabib: Ronaldo në Man UTD? E dija para një muaji

  • A.P /
  • 03 September 2021 - 17:29
Khabib: Ronaldo në Man UTD? E dija para një muaji

Shoku më i mirë i Cristiano Ronaldos dhe ish luftëtari në MMA, Khabib Nurmagomedov ka thënë se ai e dinte që “një muaj” që sulmuesi do të largohej nga Juventusi në Manchester United. “I përshtatet atij më mirë”

Ish luftëtari i artëve marciale të përziera ka bërë një deklaratë duke thënë që ai e dinte që shoku i tij Ronaldo do të ribashkohej me Manchester United pas tri viteve qëndrimi të Zonja e Vjetër.

Ronaldo ju bashkua Juventusit më 2018 por deri në fund të afatit kalimtar 36 vjeçari nuk e kompletoi rikthimin në Old Trafford.

“Negociatat nuk me befasuan, Cristiano Ronaldo ma ka thënë mua këtë para një muaji”, tha Khabin për Rsport të Rusisë, transmeton GazetaExpress.  

“Kam pritur që marrëveshja do të ndodhte herët ose vonë. Mendoj që Manchester United i përshtatet atij më mirë se Juve”.

Kapiteni i Portugalisë do t’i ribashkohet skuadrës së re pas ndeshjeve Kombëtare ku theu një rekord të ri botëror me skuadrën e tij.CR7 arriti që ta përmbyste rezultatin kundër Republikës së Irlandës duke shënuar dy gola dhe duke thyer rekord pasi që tani ka 111 gola për Portugalinë.

Ronaldo u largua nga Juventusi pasi që shënoi 101 gola në 134 paraqitje, duke fituar dy Skudeto, një Kupë të Italisë dhe një Superkupë.

(Kosova Sot Online)