Ousmane Dembele afër rikthimit

  • A.P /
  • 03 September 2021 - 19:35
Ousmane Dembele afër rikthimit

Sulmuesi francez është duke punuar shumë që ta rikthejë formën fizike

Pas një seri shitjesh në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, Barcelona po mbanë shpresa të kthimi i Ousmane Dembele, me sulmuesin francez që ka marrë numrin 7 të fanellës pas largimit të Antoine Griezmann.

Dembele për momentin është në rehabilitim të lëndimit, kurse Los Cules kanë postuar një numër videosh të premten në mëngjes ku shihet se 24 vjeçari po punon shumë brenda në palestër për t’u kthyer në formë të mirë fizike.

Opinionet për Dembelen kanë qenë të ndryshme, me probleme të ndryshme në sjellje që lënduan vitet e tij të para në Barcelonë. Mirëpo, me opsionet në sulm të limituara dhe Ronald Koeman që është një adhurues i tij që u pa gjatë sezonin 2020/21, sheh që francezi është ai që mund t’ia shpëtojë sezonin.

Një lëndim në kyçin e gjurit të tij të djathtë bëri që ai të jetë jashtë për katër muaj, edhe pse tani ai është në gjendje që të bëjë vetëm ushtrime forcimi për zonën e lënduar.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Dembele do të jetë gati në mesin e tetori por do të mund të luajë në fillim të nëntorit, edhe pse ka një mundësi të vogël që ai të luajë në fund të nëntorit, por kjo nuk duket që mund të ndodh, s’paku jo për momentin.

(Kosova Sot Online)