Neymar largohet i nervozuar ndërsa tifozët e Santos e vërshëllejnë

  • A.P /
  • 20 April 2026 - 14:30
Neymar largohet i nervozuar ndërsa tifozët e Santos e vërshëllejnë

Neymar Jr. E ka përjetuar një tjetër mbrëmje të tensionuar në rikthimin e tij te Santos, pasi u fishkëllye nga tifozët e klubit të tij në humbjen 3-2 ndaj Fluminense.

Sulmuesi brazilian, i cili ishte sërish protagonist në fushë, nuk e përballoi dot reagimin e tribunave dhe u pa duke u larguar nga fusha me duart në vesh, për të “shuar” zhurmën e tifozëve.

Pas ndeshjes, atmosfera në stadiumin Vila Belmiro u përkeqësua, me tifozët që shprehën pakënaqësi ndaj rezultatit dhe paraqitjes së skuadrës.

Pamjet e momentit janë bërë virale, duke treguar qartë frustrimin e Neymarit ndaj reagimit të tifozëve të vet, në një situatë që po e shton tensionin mes tij dhe publikut të Santos.

Ky episod vjen në një periudhë të vështirë për klubin brazilian, i cili po lufton me rezultatet dhe presionin e madh nga tifozët, ndërsa Neymar mbetet figura më e kritikuar dhe njëkohësisht më e rëndësishme e skuadrës.

Pas lojës, ai pati kritika për tifozët që e vërshëllyen ekipin.

(Kosova Sot Online)