Pjanic është viktima e fundit e Busquets

  • A.P /
  • 03 September 2021 - 22:09
Pjanic është viktima e fundit e Busquets

Katalunasi mbetet i pazëvendësueshëm të Barcelona

Largimi i detyruar i Miralem Pjanic për në Besiktas nuk është koincidencë pasi që asnjë lojtar tjetër nuk ka arritur që ta zënë pozitën e Sergio Busquets nga Barcelona, pozitën e mesfushorit defansivë.

I pari që e hupi vendin e tij në formacion ishte Yaya Toure, i cili u detyrua të largohet nga Blaugrana për t’ju bashkuar Manchester City më 2010 në kërkim të minutave për të luajtur.

“Nëse nuk do të ishte Busquets, nuk do të isha larguar”, kishte thënë Toure në tetorin e vitit 2010.

“Ai ka kualitet të lartë por ajo çfarë desha unë është të luaja dhe mos të rrija ulur në bankë”.

Pas largimit të Toures, Barcelona transferojë Javier Mascheronon që t’i bëjë konkurrencë Busquetsit, por argjentinasi u detyrua të luajë në mbrojtje, nëse do të dëshironte të luante më shumë

Më 2012, katalunasit blenë Alex Song nga Arsenali, i cili pati vetëm dy sezone e gjysmë në Camp Nou, por madje  dy produktet e reja të La Masia si Sergi Samper dhe Oriol Busquets arritën të kenë minuta më shumë se Song.

Pas ardhjes se Frenkie de Jong, holandezi ishte parë si trashëgimtar i Busquets duke luajtur me thellë në mesfushë, por më vonë ai u përshtat më mirë në qendër duke pasur një paraqitje tepër të mirë në sezonin e fundit.

Në sezonin e tij të 14-të me skuadrën e parë të Barcelonës, Busquets ende mbetet një startues në skuadrën e Ronald Koeman kurse Pjanic është lojtari i fundit që u desh të largohet për pozitën e tij. 


(Kosova Sot Online)