Aurier mund t’i bashkohet Arsenalit, pas largimit nga Tottenhami

  • A.P /
  • 03 September 2021 - 23:07
Aurier mund t’i bashkohet Arsenalit, pas largimit nga Tottenhami

Serge Aurier e shkëputi kontratën e tij me Tottenhamin në fund të gushtit

Serge Aurier do merrte në konsideratë bashkimin me rivalin e Tottenhamit, Arsenalin, pasi që shkëputi kontratën me Spurs. Lojtari i Bregut të Fildishtë është duke kërkuar për një klub të ri pasi që tani është lojtar pa kontratë.

Tottenhami zyrtarizoi në ditën e fundit të afatit kalimtar më 31 gusht që ata kanë shkëputur kontratën e tyre me Aurier në mënyrë që ai të kërkonte një skuadër të re për sezonin 2021/22.

“Klubi mund të konfirmojë largimin e Serge Aurier pas një shkëputje të kontratës me pajtim të dy anshëm”, thuhej në deklaratën e Spurs.

Por, ata mund të përballën me Aurier me kundërshtarët e tyre nëse lojtarit të Bregut të Fildishtë i plotësohet dëshira.

28 vjeçari raportohet se dëshiron që të qëndrojë në Angli dhe Arsenali është njëri nga një numër klubesh që e dëshirojnë atë.

Sky Sports raporton që Tottenham shteroi të gjitha rrugët në përpjekje për t’ia siguruar një largim nga klubi atij gjatë këtij afati.

Mbrojtësi kishte marrë oferta nga Franca, Rusia dhe Turqia por të gjitha lëvizjet e tij kishin dështuar të materializohen dhe Spurs e lejuan atë të largohet pa ndonjë dëmshpërblim.

Mirëpo me ofertat që nuk ishin të mjaftueshëm për klubin apo lojtarin, Aurier e shkëputi kontratën me klubin me marrëveshje të dyanshme.

Aurier, i cili nënshkroi kontratë pesë vjeçare kur ju bashkua këtij klubi nga PSG më 2017 për 23 milionë funte, derisa e kishte informuar klubin se dëshiron të largohet nga ta qysh në fund të sezonit të kaluar.

“Kam kaluar shumë mirë në Spurs dhe do të dëshiroja që ta falënderoj klubin dhe fansat për kohën që kam kaluar këtu. Por mendoj se është koha e duhur që të largohem për një sfidë të re”.

Arsenali po kërkonte një mbrojtës të ri të djathtë pasi lejoi largimin e Hector Bellerin në Real Betis si të huazuar për një sezon. Por, Arteta bëri transferin e gjashtë këtë verë duke transferuar japonezin Takehiro Tomiyasu nga Bologna.

23 vjeçari nënshkroi kontratë afatgjate me klubin derisa u transferuar për 16 milionë funte, duke rritur faturën e shpenzimeve të Arsenalin në 150 milionë funte për këtë verë.

Arteta po ashtu e ka në këtë krah si zëvendësues, Calum Chambers, Ainsley Maitland-Niles dhe Cedric që mund të luajnë në këtë krah nëse Tomiyasu nuk është i gatshëm.

Por mundësia për ta transferuar Aurier për asgjë shihet me sy të mirë nga Topxhinjtë, të cilët kanë pësuar nëntë gola në tri ndeshje të Premier Ligës pa shënuar asnjë.

Sipas gazetarit të Calcio in Pillole, Ekrem Konur, Arteta e ka dhënë “dritën e gjelbër” për ta bërë këtë lëvizje. 

(Kosova Sot Online)