Vedat Muriqi e bën një premtim të madh për tifozët

  • G.G /
  • 06 September 2021 - 13:23
Vedat Muriqi e bën një premtim të madh për tifozët

Vedat Muriqi ka qenë edhe një herë hero i ekipit kombëtar të Kosovës.

Sulmuesi prizrenas e shënoi golin e barazimit ndaj Greqisë në ndeshjen e mbrëmshme të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2022.

Sulmuesi shtatlartë ishte protagonist edhe në fitoren ndaj Gjeorgjisë disa ditë më parë.

Kosovën e pret një sfidë e vështirë të mërkurën.

Por, futbollisti i Lazios nuk ia ka frikën askujt.

Ai madje iu ka premtuar tifozëve se me shokët e tij do të japin gjithçka për fanellën e kaltër.

“Do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit, deri në vërshëllimën e fundit”, ka shkruar Muriqi sot në rrjetin social “Instagram”.

Kosova u ngrit në kuotën e katër pikëve në vendin e tretë në Grupin B të kualifikimeve të Botërorit.

 

(Kosova Sot Online)