
Kroacia fiton derbin me Slloveninë, kryeson në Grupin H

Kroacia e ka mundur në derbin e ish shteteve nga ish Jugosllavia Slloveninë me rezultat 3-0 duke marrë kryesimin e Grupit H për kualifikime në Botërorin, “Katar 2022”. Livaja (33), Pasalic (66) dhe Vlasic (94) realizuan për Kroacinë
Kroacia ka bërë një hap të madh sonte drejt kualifikimit në Katar 2022 pasi që ka mposhtur Slloveninë me rezultat 3-0.
Kroatët u treguan cinikë në këtë ndeshje dhe e kontrolluan atë që nga fillimi i saj.
Pjesa e parë filloi e baraspeshuar me të dyja kombëtaret që tregoheshin të matura në lojën e tyre.
Kroatët do të arrinin të goli i parë në minutën e 33-të. Pasalic bëri një pasim të mirë të Livaja që shënoi golin e parë në këtë ndeshje.
Me rezultat minimal përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë kroatët vazhdonin të jenë cinik dhe të kërkojnë golin e dytë. Nënkampionët e botës kishin posedimin e topit dhe kështu ata arritën që ta dyfishojnë epërsinë.
Perisic bëri një depërtim si di ai në zonën e 16 metërshit të sllovenëve për të pasuar të Pasalic që nuk e pati të vështirë të shënonte nga afërsia në minutën e 66-të të ndeshjes.
Sllovenia tentoi të hyjë në lojë dhe ia doli të rrezikojë dy herë me Ilicic.
Megjithatë, kroatët vazhdonin të jenë të matur dhe do ta shënonin golin e tretë në minutat shtesë të ndeshjes.
Kësaj radhe, i riu Orsic pasoi të Vlasic që shënoi në minutën e katër shtesë të ndeshjes për rezultat 3-0.
Kjo fitore bën që Kroacia të prijë në grupin H me 13 pikë, aq sa ka edhe Rusia që sonte mposhti Maltën me rezultat 2-0.
Kjo fitore bën që Kroacia të këtë golëdallim të mirë dhe të jetë në vendin e parë të këtij Grupi.
(Kosova Sot Online)