Emma Raducanu: S’dua ta lëshoj nga dora trofeun, është gjithçka për mua
Emma Raducanu nuk dëshiron ta lëshojë nga dora trofeun e US Uopen, pasi ëndrra e saj për ta fituar një titull grand slam u bë realitet të shtunën në Nju Jork.
Raducanu i ka dhënë fund pritjes 44-vjeçare të Britanisë së Madhe për ta fituar një titull grand slam në konkurrencën e grave, pasi e mposhti Leylah Fernandezin për ta fituar US Open në stil drithërues.
Ajo është tenistja e parë që e fiton një titull të madh si e kualifikuar.
“Ta mbaj këtë trofe është gjithçka për mua dhe nuk dua ta lëshoj”, tha Raducano.
“Dje i pata disa ndjesi të çuditshme, të cilat nuk i kuptoja, mendoj se ishte normale. Kur dola në fushë ishte punë e zakonshme, pikë pas pike”, shtoi ajo.
Raducanu u përkrah në tribuna nga Virginia Wade, e cila ishte gruaja e fundit britanike që e kishte fituar një trofe të madh në Wimbledon 1977.
(Kosova Sot Online)