Përleshje masive mes tifozëve të Fiorentinës dhe Interit

  • S.A /
  • 22 September 2021 - 16:56
Përleshje masive mes tifozëve të Fiorentinës dhe Interit

Pas ndeshjes Fiorentina-Inter e cila përfundoi 1-3 tifozët e të dyja ekipeve janë përleshur me njëri-tjetrin.

Siç tregohet në një video të publikuar nga Football Italia, të dy grupet e tifozëve u përleshën dhe u goditën në mes të rrugës, ndërsa po ktheheshin në shtëpi pas fitores 3-1 të Interit ndaj skuadrës së Vincenzo Italiano.

Stadiumet e Serie A u rihapën me gjysmën e kapacitetit pas pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 dhe kishte rreth 16 mijë tifozë që ndoqën ndeshjen në Artemio Franchi të martën.

(Kosova Sot Online )